“BMW” humb ndaj Mercedes, më pak shitje në 2016

Kliko per me shume info

Kompania BMW ka humbur kurorën si prodhuesi më i madh në botë i makinave luksoze ndaj Mercedes-Benz, duke përfunduar kështu udhëheqjen në treg për shkak të modeleve që po vjetërohen.

Prodhuesi me seli në Mynih ka shitur 80 mijë makina më pak se grupi Daimler në 2016-ën, pasi rivali ka tërhequr më shumë blerës të rinj me ridizenjimet më sportive dhe një serë modelesh SUV.

Kliko per me shume info

Një rimëkëmbje e Bayerische Motoren Werke do të limitohet nga sfida si kërkesa më e vogël për makina në Europë dhe kërcënimet për tarifa tregtare në Britani dhe Amerikën e Veriut. Dërgesat globale të BMW u rritën me 5.2% në 2016-ën në 2 milionë makina, në një rritje me më pak se gjysma e dërgesave të Mercedes prej 11.3% në 2.08 milionë.

Rivali i tretë në listë, Audi, ka shitur 1.87 milionë makina në 2016-ën, 3.8% më shumë se viti i kaluar. Meërcedes kishte mbetur pas grupit bavarez që prej 2005-ës dhe gjatë viteve të fundit ra në vendin e tretë pas Audi-t.

Rikthimi i modeleve SUV solli një rimëkëmbje të fortë për Daimler. Kreu i shitjeve i BMW, Ian Robertson tha në shfaqjen e makinave në Detroit gjatë kësaj jave se shitjet do të rriten fare lehtë në 2017-ën, për shkak të kërkesës së dobët në Britani dhe rritjes së ngadaltë në Kinë.

Ndërsa kreu ekzekutiv i grupit bavarez, Harald Krueger thotë se është më shumë i fokusuar te përfitueshmëria se te shitjet, atij do ti duhen fonde për të mbuluar investimet në rritje drejt makinave elektrike dhe atyre me autopilot.

Të tre prodhuesit përballen me këtë sfidë, në një kohë të rrijtes së konkurrencës nga rivalë më të vegjël si Jaguar, Volvo dhe Alfa Romeo dhe nga të rinjtë në treg si Tesla. Rritja e shpenzimeve në kërkim dhe zhvillim ka ulur përfitueshmërinë e BMW.

Ndryshimet politike në tregjet kyç ka gjasa ti shtojnë barrën BMW, për shkak të investimeve të mëdha në Meksikë dhe Britani. BMW po shpenzon 1 miliard dollarë për të ndërtuar një fabrikë në Meksikë, ku 1500 punonjës do të prodhojnë serinë 3 duke nisur nga 2019, shkruan scantv.

Fabrika e vetme në SHBA, ajo në Karolinën e Jugut, është më e madhja e kompanisë dhe dërgon modelet SUV në të gjitë botën. BMW ka prodhuar pjesën më të madhe të modeleve Mini në Britani, që kur e bleu markën 20 vite më parë.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here