Blushi paralajmëron Haradinajn: Shmang krizat e brendshme në Kosovë

Kreu i Partisë Libra, Ben Blushi ka reaguar pas lirimit të Ramush Haradinajt. Blushi shkruan se, kreu i AAK-së duhet të ‘administrojë statusin e tij prej martiri’ për të shmangur krizat e brendshme në Kosovë apo më gjerë.

Blushi shton se cilësia më e lartë e heronjve është maturia dhe për këtë arsye i bën thirrje Haradinajt që të veprojë me pjekuri.

“Isha i bindur që Ramush Haradinaj do lirohej dhe është çështje kohe dhe pastrimi i të shkuarës së tij nga akuza të gjykuara dhe të paprovuara. Kosova, Shqipëria dhe Bashkësia Ndërkombëtare janë me Ramushin por tani i takon dhe atij të administrojë statusin e tij prej martiri për të shmangur krizat e brendshme në Kosovë dhe më gjerë. Cilësia më e lartë e heronjve është maturia”, shkruan Blushi.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Votimi elektronik/ Blushi thumbon Ramën për Juventusin dhe gjyqtarët

Kreu i Partisë Libra, Ben Blushi ka folur sot nga foltorja e Parlamentit ...