Facebook bllokohet për mëse një orë, reagojnë përdoruesit

Rrjeti social “Facebook” është bllokuar për disa minuta, në të gjithë Evropën madje edhe në Shqipëri. Mijëra përdorues nuk kanë mundur të aksesohen në “Facebook” para disa minutash, pasi merrnin mesazhin “dicka shkoi keq, do rikthehemi se shpejti”.

Kjo për kompaninë e Mark Zuckenberg nuk është një lajm i mirë pasi ndodh pas një lajmi të publikuar nga disa kërkues në Universitetin e Kalifornisë sipas së cilëve, një nga kompanitë e pronarit të Facebook, “WhatsApp” është përgjuar kohët e fundit.

Shumë prej përdoruesve përgjatë disa minutave nuk kanë mundur të hyjnë në profilin e tyre, disa nuk u hapej faqja, e disa te tjerëve të cilët kishin mundur të hynin, u shfaqeshin probleme me pëlqimet apo vështirësi të tjera.

”Facebook” ende nuk ka bërë një njoftim lidhur me këtë bllokim te aksesit qe ndodhi per te pakten nje ore pasditen e te premtes me kohen lokale te Shqiperise.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Njihuni me pajisjet që duhet t’i keni patjetër këtë vit (Foto)

Teknologjia vazhdon të ece me hapa galopantë dhe për 2017 premton supriza ...