Ngricat bllokojnë makinën me tre persona në Pukë

Një makinë brenda së cilës udhëtonin tre persona është bllokuar në aksin Fushë-Arrëz-Kukës si pasojë e motit të keq, e rrugëve me akull.

Më herët emergjencat civile këshilluan që të evitohet lëvizja në akset e Pukës e Fushë Arrëzit, pasi reshjet e borës kanë bllokuar të gjitha rrugët rurale. Po ashtu të pakalueshme janë akset Fushë Arrëz-Kukës dhe Qafë Mali-B.Curri.

Ndërsa aksi Kukës-Tuneli i Kalimashit është i kalueshëm vetëm me zinxhirë, pasi raportohet se në rrugët që të çojnë në tunel, trashësia e borës arrin në 30 cm, ndonëse në terren po punojnë 8 borëpastruese.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Tenton tu japë rryshfet policëve, arrestohet shoferi i trajlerit në Peqin

Arrestohet në flagrancë një shtetas pasi tentoi ti jepte para punonjësit të ...