Blero: Kemi këngëtare shumë më të mira, Era Istrefit i ka rënë lotaria

15
Kliko per me shume info

Era Istrefi është kthyer tanimë në një këngëtare me famë botërore. Pavarësisht talentit dhe suksesit të saj me hitin “Bon Bon”, këngëtarja duket se ka patur edhe shumë fat. Të paktën sipas Bleros.

I ftuar në programin “Komiteti”, kur u pyet për këngëtaret e reja që po synojnë të depërtojnë në tregun ndërkombëtar, ai tha se një pjesë e mirë janë shumë të talentuara, por kanë pasur edhe shumë fat.

Kliko per me shume info

“Këngëtaret e reja janë shumë të talentuara, por janë edhe me shumë fat. Nuk mjafton vetëm talenti. Është njëlloj si të fitosh lotarinë.Mos të themi që Era Istrefi këndon më mirë se të gjithë, sepse nuk këndon më mirë se të gjithë. Kemi shumë më të mira se Era, por ajo ka fat. Puna e madhe e Faton Shoshit është arsyeja pse Era ka depërtuar. Era ka shumë talent, ne jemi krenarë me të, pa diskutim, por puna e madhe dhe fati e ka prurë aty ku është. Ne krenohemi të gjithë me të, por kemi edhe shumë talente që duan të kenë më shumë fat.”


Kliko per me shume info
Kliko per me shume info

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here