Blerja e bujshme e Milanit me fonde “off shore” nga ishujt Virxhin

24
Kliko per me shume info

Blerja e shumëdiskutueshme e Milanit nga aksionerë kinezë ka marrë formën e një telenovele, në fillim për vonesën e fondeve që konsorciumi aziatik do të derdhte në arkat e klubit kuqezi, e tashmë edhe për prejardhjen e parave.

100 milionët e këstit të dytë nga “Sino Europe Sports” te kompania në pronësi të Silvio Berlusconit vijnë nga një fond me bazë në bankat e ishujve Virxhin.

Kliko per me shume info

Kjo ka dalë në dritë nga një dosje konfidenciale prej 33 faqesh. Aty lexohet se fondi “Willy Shine International” ka qenë burimi, nga i cili më pas është financuar dhe pjesa e dytë e operacionit financiar për aksionet e klubit të futbollit italian.

Negociatat për shitjen e Milanit ishin zvarritur disa herë dhe, vetëm pas presioneve të aksionerëve italianë, u bë i mundur finalizimi i marrëveshjes që kalon 99.93% të skuadrës kuqezi te kinezët, brenda 3 marsit të këtij viti.

Në një manovër të diskutueshme financiare, që nuk e zbulon burimin e vërtetë të parave nga kompanitë “off shore” dhe në vende që konsiderohen parajsa fiskale, biznesmenët kinezë duhet të paguajnë edhe 320 milionë euro për blerjen finale, transmeton Top Channel.

Ishujt Virxhin nuk janë subjekt i detyrimeve fiskale të qeverisë kineze mbi eksportimin e kapitaleve, kështu që blerja e Milanit thjeshtësohet.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here