Besart Berisha "nuk mbahet", shënon sërish në Australi

Sport

Sulmuesi shqiptar Besart Berisha nuk ben asnjë ditë pushim përsa i përket shënimit të golave dhe në fakt nuk ka pse ta bëjë. Ish lojtari i kombëtares shqiptare realizoi sërish për skuadrën e tij Melbourne Victory në kampionatin Australian të futbollit.

Futbollisti 31 vjeçar u tregua mjaft i ftohtë si gjithnjë nga pika e bardhë e penalltisë duke e depozituar topin në rrjetë përballë portierit të Brisbane Roar Theoklitos dhe duke e dërguar rezultatin në 3-0 pas vetëm 26 minutash loje.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Më parë për Victoryn kishin shënuar Troisi me një supergol nga goditja e dënimit dhe Marco Rojas.

Megjithatë nuk ishte një ditë për tu vendosur plotësisht në kornizë për sulmuesin shqiptar. Skuadra e Roar ngushtoi distancat në 3-2 pas golave të shënuar nga Petratos edhe ky autor i një realizimi spektakolar dhe Donachie i cili shënoi gabimisht në portën e tij.

Më pas Berisha u ndëshkua menjëherë me kartonin e kuq nga gjyqtari për një goditje të dyshimtë me brryl ndaj DeVere. Rezultati nuk ndyrshoi dhe goli i realizuar ndaj ish skuadrës së tij ishte i 93-ti në ligën australiane për Besart Berishën që thellon rekordin e tij në kampionatin e vendit oqeanik.

ME TE LEXUARAT