Besart Berisha s`di të ndalet, tjetër gol në Australi

Sport

Besart Berisha nuk di të ndalet në Australi. Sulmuesi shqiptar ka qenë sërish protagonist në këtë fundjavë pasi ka shënuar një tjetër gol në fitoren e Melburn Viktori në transfertë, 0-2 përball Adelaides.

Berisha e nisi si titullar ndeshjen dhe në minutën e 68′ vulosi fitoren për skuadrën e tij, që mbetet në vendin e dytë në renditje me 29 pikë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ky ishte goli i 11-të në kampionat për sulmuesin, i cili kryeson renditjen e golashënuesve në këtë kampionat.

Në këtë mënyrë, ai përmirëson rekordin që vendosi vetë pak ditë më parë duke çuar në 92 gola të shënuar në kampionatin australian, një rekord absolut.

ME TE LEXUARAT