Bes Kallaku e tepron në mes të Londrës, ja shakaja që i bëri Xhensilës(Video)

Showbiz

Anglia ishte vendi i përzgjedhur për pushimet dimërore të ciftit Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj. Përtej fotove romantike të postuar nga cifti, por Besi nuk e la pas humorin e tij.

Ka qënë vetë Besi që  ka postuar një video në Instagram, ku i ka  bërë një shaka të fejuarës së tij . “Kur ajo mbështetet tek ty per foto, dhe fillon fantazon, sa bukur… Por ti je katunar mer vlla…”, shkruan aktori sipër videos, e cila është komentuar shumë.

Shakaja është pak e hidhur, pasi teksa Xhensila teksa është mbështetur tek ai për të shkrepur foton e radhës, ky i fundit është larguar, e ajo për pak sa nuk është rrëzuar. Xhensila i është kthyer me shpulla aktorit, por në kuadrin e shakasë dhe me të qeshur. Besi ka marrë shumë komente pozitive në video dhe çifti është vlerësuar për thjeshtësinë që përcjell para fansave.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

https://www.instagram.com/p/BO0Ibt9gUIt/

ME TE LEXUARAT