Lirimi i Haradinajt, Berisha: Vendim gjysmak, Serbia ka mbetur në kohën e Sheshelit

39
Kliko per me shume info

Ish-kryeministri Sali Berisha ka shkruar një status në rrjetin social “Facebook”, lidhur me lirimin me kusht të kreut të AAK-së Ramush Haradinaj. Berisha ka thënë se vendimi i marrë ndaj ish-kryeministrit të Kosovës është gjysmak.

Statusi i plotë i Sali Berishës:

Kliko per me shume info

Një vendim gjysmak i autoriteteve gjyqësore te Francës! Të dashur miq, sot një gjykatë franceze urdhëroi lirimin me kusht të ish-kryeministrit të Kosovës dhe kryetarit të AAK, Ramush Haradinaj të arrestuar në mënyrë absurde nga policia franceze në aeroportin e Bazel-Mulhouse mbi bazën e një urdhër-arresti kryekëput politik të lëshuar vite më parë nga xhelatët e Beogradit. Urdhër-arresti i Beogradit për ndalimin e Ramush Harajdinajt dhe paraqitja këto ditë i kërkesës për ekstradim, dëshmon edhe një herë se ora e udhëheqjes aktuale të Beogradit për Nikoliçin ka mbetur në kohën e Sheshelit, kurse Vuçiç në kohën e nismës së tij “një shtëpi për Ratkon”.

Ky akt konfirmon dhe një herë jo vetëm albanofobinë e verbër të Beogradit ndaj shqiptarëve, por dhe hipokrizinë e plotë të dyshes Nikoliç-Vuçiç në procesin e dialogut me Kosovën, përpjekjen e tyre për destabilizimin e rajonit duke besuar se nëpërmjet konfliktualitetit dhe destabilizimit do mund të rigjallërojnë ëndrrën e tyre makabre të Serbisë së Madhe. Unë i bëj thirrje autoriteteve gjyqësore franceze të heqin menjëherë kushtin e bazuar jo në të drejtën ndërkombetare por ne mandat arrestin politik te xhelateve te Beogradit. Ju rikujtoj me kete rast atyre, se taksa-paguasit francez paguajnë një gjykate te veçantë ndërkombëtare për verifikimin e akuzave për krime lufte në Kosovë, por edhe se, ata që kane firmosur mandatin e arrestit politik për ish-kryeministrin e Kosovës kanë bërë të njëjtin akt në verbërinë e tyre ndaj udhëheqësve politik të vendeve anëtare të BE.

Madje nuk kanë nguruar të dënojnë me dekada burg në mungesë udhëheqësit kryesorë të këtyre vendeve, përfshirë këtu dhe ish-presidentin e Francës, Zhak Shirak. Unë i bëj thirrje Bashkimit Europian të dënojë me ashpërsi mandatin e arrestit dhe kërkesën për ekstradim për ish-kryeministrin e Kosovës dhe të rivlerësojë qëndrimin e Serbisë në procesin e negociatave me Kosovën dhe me Bashkimin Europian, jashtë çdo impresioni të lojës kongentiale me dy porta të “Rusisë së vogël” ne Ballkan! sb

Kliko per me shume info
SHARE

1 COMMENT

  1. dole ti o MI QENEFI? Thashe se te kishte zene ortekeu? A thua nuk ishe TI qe e furnizove makinen luftarake serbe me karburant dhe municione? Kujton se e fshive gjithe bashkepunimin tend me milloshevicin kunder kosovareve? Po te ishe burre i zgjuar ti duhet te heshtje , po ti je NJE PLAKUSH I RRJEDHUR, qe ne vend ti vesh vetullat, i nxjerr syte. Po per fazllicin a ke ndonje koment? Sa keni vjedhur bashke nga paraja e popullit shqiptar? Po te vjen sosmoja, mos u merzit se do kesh me vete edhe xenin kur te jepni llogari per KRIMET ….

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here