Berisha akuzon Ramën: Miliona lekë për zyrën e Linditës, asnjë investim për shkollat

Politikë

Mbyllja e shkollave për nëj javë nga gripi dhe i ftohti, ka bërë që ish-kryeministri Berisha të reagojë, dhe jo vetëm, por dhe të akuzojë kryeministrin. Përmes një statusi në Facebook, Berisha shkruan se Rama harxhon 1,5 miliard lekë për rikonstruksionin e ambienteve të ministrisë së Lindita Nikollës, por në shkolla mungon ngrohja.

Te dashur miq, sot Edvin Kristaq Rama inauguroi rikonstruksionin e zyrave dhe mjediseve te Ministrise se Lindites, per te cilen u shpenzuan rreth 1.5 miliarde leke, nje shume kjo me te cilen mund te ndertoheshin nga themelet dy ndertesa te reja si ajo e Ministrise Arsimit.

Kete shpenzim per Linditen, nje superabuzim qe kundermon vjedhje dhe korrupsion, Rama e argumentoi thjesht me kerkesen qe gjerat duhet te jene te bukura. Pra per Ramen dhe Linditen e tij rendesi ka zbukurimi luksi dhe rehatia e zyrave te kesaj te fundit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndersa shkollat e nxenesve dhe te mesuesve te Tiranes dhe mbare Shqiperise duhet te mbyllen nga acari pasi ato nuk kane ngrohje dhe as qe kane nevoje per te. Kjo eshte reforma Rama-Nikolla e sistemit arsimor?! Sb

ME TE LEXUARAT