Mësimi, Beqaj: Nuk ka propozim për mbyllje të shkollave

Politikë

Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka hedhur poshtë lajmet që kanë qarkulluar këtë pasdite nëpër portale të ndryshme, se mësimi në shkolla do të shtyhet deri më datën 20 janar.

Në një prononcim për Report Tv Beqaj ka deklaruar se nuk ka propozim për mbyllje të shkollave.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Këtë pasdite portalet shkruan se arsimi parauniversitar, kopshtet dhe çerdhet do të mbylleshin deri më datën 20 janar për shkak të gripit.

Kujtojmë se shkollat, çerdhet dhe kopshtet nuk filluan normalisht mësimin pas pushimeve të festave të fundvitit për shkak të virusit të gripit.

Në këto kushte, çerdhet, kopshtet dhe shkollat pritet të nisin më datën 16 janar.

ME TE LEXUARAT