Bënin “namin” duke vjedhur në Itali, ja shpikja e re e “skifterave” shqiptarë

Tre shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane në Genova, pasi akuzohen për disa vjedhje me vlerë që arrin deri në gjysmë milion euro.

Burime nga Policia italiane bëjnë me dije se mes sendeve të sekuestruara gjendeshin ar, argjend dhe monedha të huaja cash.Duke përfituar edhe nga periudha e festave, 3 “skifterat” shqiptar kishin kryer një seri grabitjesh gjatë muajit dhjetor në zonën e Castelletto-s.

LEXO EDHE:  Fansat i sulen Besit, reklamoi kompaninë që mashtroi shqiptarët
Kliko per me shume info

Shqiptarët e arrestuar janë të moshës 24 deri në 33 vjeç. Dy prej tyre kishin precedent, ndërsa i treti kishte shkuar në vendin fqinj më 10 dhjetor.

Në automjetin e njërit prej tyre u gjetën dy cilindrat me gaz, që përdoreshin për të hapur dyert e apartamenteve.

Në një rast, “skifterët” shqiptarë kishin arritur të merrnin 200 mijë euro duke hapur një kasafortë.

LEXO EDHE:  Burri i dehur godet policin/ Qytetarët filmojnë skenën: Ishte tapë, u zunë për makinën derisa e pështyu…

Policia zbuloi në banesat e tyre një magazinë të vërtetë me sende të grabitura. Ndërkohë që karabinierët nuk bëjnë të ditur identitetin e tre shqiptareve te arrestuar.

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here