Ben Blushi: Parlamentin t’a bëjmë me 100 deputetë, të shmangim analfabetët

Deputeti LIBRA-s, Ben Blushi ka akuzuar indirekt Kryeministrin Edi Rama për kriminalizimin e Parlamentit.

Në një status në Facebook, Blushi shkruan se ka rrezik që edhe në zgjedhjet e qershorit 2017, në Parlament të hyjnë deputetë me të kaluar kriminale, analfabetë, trafikantë droge e përfitues të tenderave.

Për të mos lejuar hyrjen në politikë të këtyre deputetëve, Blushi hedh idenë e një Parlamenti me numër më të vogël ligjvënësish, të bëhet me 100 deputetë nga 140 që janë aktualisht.

Statusi në Facebook i deputetit Ben Blushi:

PARLAMENT ME 100 DEPUTETË

Sa më shumë afrohet data e zgjedhjeve aq më pak shpresë kam se parlamenti i ardhshëm do jetë më i pranueshëm se ky që kemi.

Të paditurit, të paaftët, agallarët e provincave të zbrazura, banditët me frak, analfabetët që mbajnë piano në kuzhinë, kanabistët me kollare me fruta pylli, piratët e energjisë, ilaceve dhe mbetjeve, tenderaxhinjtë e përmbytjeve dhe gjobaxhinjtë e bashkive do mësyjnë prapë në parlament duke u futur nga dyert dhe dritaret e partive te vjetra.

Dikush me shaka më ka thënë se të gjithe deputetët bashkë kanë më shumë makina se libra. Dikur në fshatrat malorë ngrinin prita për te penguar ujqit. Ndoshta mund të përdoret si teknikë duke zvogëluar derën e parlamentit.

Një parlament më i vogël do ishte një hapësirë më e kufizuar për kaq shumë vulg. Unë jam për një parlament me 100 deputetë.
A jeni dakort? Nëse po më shkruani. Por edhe ju që s’jeni dakort, prapë më shkruani.

Kliko per me shume info

2 comments

  1. me 100 deputete, si te japesh urdher ti ben-“efendi”. ( A thua nuk ka intelektuale dinjitoze me vendi, jane vetem 100? Te keqen e kaplloqes tende o benush ). Ore po sikur ta besh parlamentin vetem me nje njeri dhe deputeti i vetem te jesh ti?

  2. Ju kerkoni nje parlament me 100 deputet por e dini shume mire se ligjet i bejne vece tre deputet Berisha.Rama.Meta.dhe duke perfshire edhe ju gjate gjithe ketyre viteve keni bere vec rolin e papagadhit Nano o Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Votimi elektronik, OSBE rrëzon PD: Tani s’ka më kohë!

Kreu i Prezencës së OSBE-së në Tiranë Bernd Borchardt shprehet qartë se ...