Ben Blushi: Treshe nën një qeleshe

Politikë

TRESHE NËN NJË QELESHE

Nga Ben Blushi

Partitë e vjetra që qeverisin nuk merren vesh për qeleshen e Shkëlzen Dolit. Për lejimin e importit të mbetjeve janë dakort, për ligjin e Arsimit të Lartë që la mijëra nxënës pa shkollë janë në një mendje, për sabotimin e Reformës Zgjedhore u morrën vesh, për koncesionet që e rritën 46 për qind koston e shëndetit votuan bashkë, ligjin e ndalimit të kazinove e shtynë bashkë, banditët nëpër bashki dhe kuvend i kanë në tavolinë dhe simfoninë e papunësisë e luajnë me një violinë. Do mbahen mend si një treshe që e ndau nje qeleshe!

ME TE LEXUARAT