BBC trondit botën me sqarimin për lajmin: Trump u qëllua gjatë inagurimit

Bota

BBC rajonale, ditën e djeshme, ka shkruar për një sulm alarmant që i është bërë Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, në Washington.

BBC Northampton shkruante në llogarinë e saj në Twitter: “Lajm i fundit: Presidenti Donald Trump është plagosur me armë zjarri në krah gjatë inaugurimit”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Por ky lajm është fshirë menjëherë dhe është lajmëruar se faqja e BBC, ishte hakuar. Njerëzit kanë filluar të bëjnë pyetje nëse llogaria e tyre ishte hakuar vërtet, apo Donald Trump është qëlluar dhe autoritetet përkatëse kërkojnë ta fshehin këtë incident.

Pas reagimeve në Twitter, një zëdhënës i BBC ka thënë: “Llogaria e BBC Northampton në Twitter është hakuar në mëngjes, sapo e kuptuam morëm situatën në dorë duke u siguruar që çdo gjë është nën kontroll”.

Ndërkohë, presidenti Trump është mirë dhe ceremonia e tij e inaugurimit ka shkuar mjaft mirë, pa ndonjë incident të mundshëm.

ME TE LEXUARAT