Bashkia në alarm ndaj të ftohtit, 24 orë në gadishmëri

25
Kliko per me shume info

Temperaturat deri në -16 gradë që pritet të shënohen gjatë këtyre ditëve, kanë vënë në gadishmëri të plotë Bashkinë e Tiranës, e cila ka marrë masa për përballimin e situatës.

Bashkia e Tiranës ka marrë këto masa:

Kliko per me shume info

Veliaj: Parashikohet të shkojmë në temperaturat më të ulta në 30 vitet e fundit. Të jemi në gadishmëri të përforcuar  gjatë 4-5 ditëve të ardhshme. Garantoj qytetarët që po marrim cdo masë, stafi është në terren. Vëmëndje ndaj personave në kushte rruge dhe të moshuarve të vetmuar. Duam të sigurohemi që cdo qytetar të jetë i sigurt, qytetarët t’na bashkohen duke ndihmuar fqinjët apo duke na njoftuar. 0800088, urgjenca dhe zjarrfiksja në dispozicion. Rrini në shtëpi. Shmangni lëvizjet. Bashkia ka hartuar masat e mëposhtme: 24 njësitë të hapura 24 orë për mundësi strehimi, në rast nevoje kopshtet shkollat konviktet, stadiumi, zyrat publike. kemi siguruar batanije, dru, për ata që janë strehuar në qendrat e emergjences. Të hapura qendrat sociale.  I kërkoj administratorëve të mbledhin ndërlidhësat dhe të bëjnë identifikim të pak dhe personave të moshuar të vetmuar. Qytetarëve apel, shmangni lëvizjet. Evitoni aktivitetet e rënda fizike.  Numrat e gjelbër dhe të policisë në dispozicion. Ngrihet shtabi i emergjencave në Bashki.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here