Basha: Në këto zgjedhje s’mund të vendosin kriminelët

10
Kliko per me shume info

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha tha se zgjedhjet janë në rrezik për shkak të krimit dhe korrupsionit në vend, prandaj zgjidhja më e mirë, sipas opozitës është votimi elektronik.

Basha tha se në zgjedhjet parlamentare nuk mund të vendosë korrupsioni qeveritar përmes shitjes së votës, por ka për të vendosur vullneti qytetar.

Kliko per me shume info

“Zgjedhjet janë në rrezik për shkak të krimit dhe korrupsionit, për shkak të moszbatimit të ligjit të dekriminalizimit, problemit të madh të shndërrimit të Shqipërisë në një parajsë të narko-trafikut, shitblerjes së votës e cila jo vetëm nuk është ndëshkuar sipas ligjit por është amnistuar nga Rama, mos garantimit të votës së qytetarëve. Opozita ka paraqitur një platformë prej 17 majit dhe prej atëherë deri më sot, Edi Rama ka sabotuar çdo përpjekje për të adresuar këto probleme të qytetarëve. Për këtë platform është rënë dakord sot se ajo është kusht i patejkalueshëm për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Platforma përfshin votimin elektronik dhe numërimin elektronik, reformën e financimit të partive, kufizimin e shpenzimeve në fushatë, barazinë në aksesin mediatik, mospërdorimin eburimeve të shtetit në kundërshtim me ligjin dhe një sërë aspektesh të tjera”, tha kreu opozitar.


Kliko per me shume info

SHARE

1 COMMENT

  1. je bere per te qare hallin o lulash. Politika nuk behet me kuisje dhe lehje, si qente. Puna eshte se ti nuk je politikan. Ti di te vjedhesh mire, te besh zullume, po politikan ti nuk behesh dot. Arsyeja qe dole “ne krye”, ( e verteta eshte se ti nuk je as ne bisht), je vetem se i lepihesh saliut, dhe nuk leviz nga rrethi qe te ka futur ai. Provoje dhe leviz pa e sheh te sat eme pastaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here