Basha: Vetëvrasja e 22-vjeçarit për një cigare hashash, krim shtetëror

Kliko per me shume info

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha e konsideron një krim shtetëror vetëvarjen e 22-vjeçarit, Estref Halili, në burgun e Rrogozhinës. Pas një vizite në familjen e të riut, Basha përgjegjës për këtë ngjarje është direkt kryeministri Edi Rama.

“Kjo është një vrasje shtetërore. Politikisht, përgjegjësi i kësaj vrasjeje shtetërore është Edi Rama”.

Kliko per me shume info

Basha premton që me ardhjen në qeveri të ndërtojë një shtet në krah të qytetarëve.

“Do të ndërtojmë një shtet që është në krah të qytetarëve dhe në krah të të rinjve. Një shtet që nuk i shpall luftë të rinjve të pamundur e të papunë të rritur me shumë sakrifica si Estrefi, por që i ndihmon ata të kapërcejnë vështirësitë e jetës, e të ndërtojnë një jetë të sigurt, një të ardhme të sigurt për veten dhe fëmijët e tyre”.

Basha akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe Ministrin e Brendshëm si të lidhur me trafikantët e mëdhenj të drogës dhe që godasin vetëm qytetarët e pafuqishëm.

SHARE

2 COMMENTS

  1. ik ore kokshpulle…., ne Amerike shume veta kryejne vetvrasje, Obama e ka fajin? Edhe ne Kanada po e njejta gje ndodh, shume perdorues droge kryejne vetvrasje edhe krime te tjera, vrasje, vjedhje, perdhunime, Justin Trudeau e ka fajin? Dhe, hahahaha, mos ki merak se ” do behesh kryeminister”, hahahaha…Jep llogari o qen e bir qeni per viktimat e 21 janarit, O KRIMINEL. I ndjeri u vetvra, po ti qe vrave te pafajshem, ata dolen ne proteste paqesore kunder teje se ti vetem vodhe ( Ruga e Kombit, 230 milione Euro), sa ishe ne pushtet O PUSHT. dhe ti KRIMINEL i vrave. Ata donin te jetonin dhe TI nuk i le, po ja u preve jeten ne mes. Do dalesh para drejtesise dhe do japesh llogari si per vjedhet, edhe per vrasjet, sa per te ndjerin qe ti po derdh lote krokodili, zor te besosh qe nje KRIMINEL po i “digjet” xhani per nje te ri fatkeq…

  2. “Masakra në Florida, i mbijetuari: Laptopi më shpëtoi jetën, si u vra burri pranë meje me plumb në kokë”…, po per kete ngjarje tragjike ne SHBA o lulash Obama e ka fajin? Po te kishte politikane gomere Amerika do fajesonin Presidentin, ose po te ishe ti ne Amerike do pellisje kunder Obames, po do te benin objekt humori, per 10 vite do lakohesj emri yt ne te gjitha rasat, nga emerorja, tek rrjedhorja. Po ti dreq nuk je politikan, aksidentalisht ti ju fute politikes, dhe dihet arsyeja pse arrite aty ku je, o servil i saliut.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here