Basha: Mbyllja e shkollave, Qeveria thotë gripi, por…ja e vërteta!

Kliko per me shume info

Kreu i PD-së, Lulzim Basha shprehet se shkak për mbylljen e kopshteve, shkollave e universiteteve edhe për një javë nuk është gripi, por mungesa e kushteve minimale për të siguruar ngrohje në këtë periudhë me temperatura disa gradë nën zero.

Sipas Bashës, qeverisa po e përdor gripin si pretekst dhe kjo është shenjë e qartë e falimentimit të sistemit të shendetësisë.

Kliko per me shume info

Lexoni postimin e plotë të Bashës:

Shkollat po mbahen të mbyllura dhe nxënësit larg bankave, për shkak të të ftohtit, dhe jo të gripit.

Gripi është pretekst për të shmangur tragjedinë që mund të shkaktohet nga mungesa e kushteve minimale. Shkollat ku shkojnë pjesa më e madhe e fëmijëve, janë pa ngrohje, pa xhama, janë akull të ftohta. Prandaj edhe temperaturat e këtyre ditëve janë rrezik i vërtetë për fëmijët.

Edi Rama ka harxhuar 400 milionë euro për projektin megalloman dhe abuziv të fasadave dhe shesheve. Ndërkohë i ka lënë shkollat e vendit në gjendje të mjeruar. Për shkollat Edi Rama ka deklaruar se nuk ka para, ndaj ka vendosur që t’ia u japë edhe ato me koncesion klinetëve të tij.

Por gripi që qeveria po përdor si pretekst për mbylljen e shkollave është shenja më e qartë e falimentimit të sistemit të shëndetësisë.

Mbi 300 milionë euro koncesione ka dhënë Edi Rama në shëndetësi, para që po shkojnë për klientët e tij pa i sjellë asnjë përfitim njerëzve, asnjë përfitim të sëmurëve. Ndërkohë që qeveria nuk ka fonde për të vaksinuar grupet e njerëzve që rrezikohen më shumë nga gripi.

Tashmë është e qartë se reformat e bujshme rilindase kanë qenë propaganda për të verbuar njerëzit, faqe grabitjes së pasurive dhe fondeve publike me të cilat po pasurohet Edi Rama dhe klientët e tij.
Çdo ditë që Edi Rama qëndron në pushtet është një ditë e keqe për ne dhe të ardhmen tonë. Le ta ndalim së bashku këtë të keqe. Le ta vëmë qeverinë në shërbim të njerëzve.

Kliko per me shume info
SHARE

2 COMMENTS

  1. po 8 vite qe qeverise ti o lul-QENI a kishte ngrohje ne cerdhet, kopshtet, shkollat dhe universitetet e vendit? Ti as gishtin e vogel nuk luajte per ndertimin e tyre, nxenesit dhe studentet vazhduan studimet ne shkollat e kohes se monizmit. Fondet i vodhet, ashtu si vodhe parate e Rruges se Kombit, tani del dhe leh. Ate gishtin qe e ngre perpjete fute ne b…., o rrace e qelbur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here