Reagimi/ "Basha të tërheqë karrocën e PD-së pa Berishën"

Politikë

Kryetari i Partisë Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi shprehet se Lulzim Basha  duhet të tërheqë karrocën e PD-së pa Berishën.

Shehi thotë se Basha për të bërë këtë shkëputje nuk ka nevojë të dalë kundër ish-kryeministrit Berisha.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

"Berisha si të gjithë njerëzit e zotë, ka një gravitet të vetin. Ka një masë e cila bie mbi gravitet dhe sigurisht përreth Berishës për vite me rradhë kanë lëvizur njerëz, ide dhe interesa. Unë gjykoj se si një grafik i cili ka një ngjitje, ka një rënie dhe mbaron. Ka një cikël të caktuar në politikë, unë gjykoj se zoti Basha mund ta bëjë këtë punë, ta tërheqë karrocën e PD-së edhe pa Berishën, jo domosdoshmërisht kundër Berishës pasi nuk e quaj të vlefshme sepse Berisha ka akoma një inerci politike, ka shumë njerëz pas vetes, të cilët kanë dhënë kontribut për PD-në dhe duhet t’i sjellin votat pranë opozitës.

Por Basha duhet t’i japë një markë të vetën. Tashmë u bënë tre vite dhe këto janë zgjedhjet e para politike dhe nëse nuk hyn me modelin tënd, me idetë e tua apo qoftë me fytyra të reja them se nuk ka sjellë ndonjë rinovim. Ky nuk është një eksperiment politik por është linja normale"- u shpreh Shehu.

ME TE LEXUARAT