Basha: Janë pesëfishuar sipërfaqet e mbjella me kanabis në Shqipëri

Kryetari i PD, Lulzim Basha tha se sipërfaqja e mbjellë me drogë në vitin që lamë pas është pesëfishuar.

Në një postim në Facebook, Basha shkroi: “Sot nuk ka dy të vërteta për drogën. Ka vetëm një: pesëfishim i sipërfaqes së mbjellë në vitin 2016; Nuk ka dy të vërteta për bosët e krimit. Ka vetëm një: nuk kapen dhe këtë nuk e pengon vetingu. E pengon qeveria, Ministri i Brendshëm, Kryeministri.

Sot nuk ka dy të vërteta për korrupsionin. Ka vetëm një: kudo ku vidhet me tendera dhe koncesione, kudo ku lartësohen ndërtime pa leje, kudo ku shqyhen, tjetërsohen e përvetësohen prona në mënyrë kriminale janë njerëzit e qeverisë dhe Kryeministrit. Nuk ka të tjerë!”

“Nuk ka dy të vërteta për hapjen e negociatave. Ka vetëm një: nuk hapen sepse nuk janë përmbushur standardet dhe sepse kemi zgjedhjet përpara dhe qeveria nuk ka besueshmërinë se mund t’i zhvillojë sipas standardeve”, shtoi Basha.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

One comment

  1. ,,,, lapsus, ne vend te cute, lexo fute…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Rama: Votimi elektronik, alibia e re e qeverisë së vjetër, janë në panik nga humbja që i pret

Kryeministri Edi Rama, në një postim të gjatë në Facebook, e ka ...