Basha telefonon bashkëshorten e Haradinajt: Shqipëria të kërkojë lirimin

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka apeluar qeverinë shqiptare dhe atë të Kosovës ti kërkojnë me forcë Francës lirimin e ish-kryeministrit kosovar Ramush Haradinaj.
Deklaratën Basha e bëri në fb, teksa bëri me dije se ka komunikuar me bashkëshorten e Haradinaj. Basha thotë se Edi Rama duhet të kuptojë se dorëzimi i tij para qeverisë serbe duhet të marrë fund.

“I bëj thirrje qeverive të Kosovës dhe të Shqipërisë t’i kërkojnë Francës lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të Ramush Haradinajt, dhe të ndërpresin çdo lloj angazhimi me Beogradin deri në tërheqjen e të gjitha urdhërarresteve ndërkombëtarë të Serbise ndaj pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe qytetarëve të Kosovës që luftuan kundër regjimit vrasës të Milosheviçit.Ndersa Rama duhet të kuptojë më në fund se dorezimi i tij para qeverisë serbe pa kushte dhe pa asnjë dobi për shqiptarët duhet të marrë fund”, theksoi kreu i PD.

“Sonte në mbrëmje bisedova me Anita Haradinajn, bashkeshorten e Ramushit. I shpreha shqetësimin dhe revoltën time për këtë goditje tjetër të pabesë serbe ndaj heroit të Kosovës dhe mbështetjen time të plotë personale dhe politike. Jam i bindur se sot të gjithë shqiptarët janë me Ramush Haradinajn, pavarësisht bindjeve politike dhe përkatësive partiake.Anita më tha se Ramushi është plot kurajo, dhe mbi të gjitha me besim se asgjë nuk mund të frenojë përparimin e Kosovës”, thekson me tej Basha.

Kliko per me shume info

One comment

  1. PARADOKS SHQIPTAR

    NE KETE VEND ATA QE TE VRASIN NATEN TE QAJNE DITEN
    PO A NUK ISHTE KY LULZIM BASHA QE PERGATITI DOSJEN E RRAMUSH HARADINAJT KUR PUNINTE SI SPIUNI EULEKSIT NE KOSOVE
    KUSHEDI SA DOSJE TE TJERA KA PUNUAR TANI NA DEL PATRIOT HADJ MEDET KU JETOJME

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

“Jeton me familjen në Holandë”, Basha reagon për herë të parë ndaj akuzave të Ramës

Kryetari i PD, Lulzim basha per here te pare reagon ndaj akuzave ...