Barcelona e nis me humbje vitin 2017

Sport

Barcelona e filloi me disfatë 2017. Skuadra katalnase u mund 2 – 1 nga Athletic Bilbao në takimin e parë të 1/8 të Kupës së Mbretit e zhvilluar mbrëmë.

Një sfidë ku ekipi bask befasoi me dy gola brenda 3 minutave lojë. Aduriz e Williams i hapën rrugën fitores së Bilbao.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në fundin e pjesës së parë lojtarët e Barcelona pretenduan një 11-metrësh, por nuk e mendoi njëlloj gjytqtari. Messi shkurtoi diferencën në minutën e 52’.

Loja u ashpërsua gjatë pjesës së dytë dhe Athletic Bilbao luajti me 9 futbollistë për disa minuta për shkak të kartonëve të marrë nga Raul Garcia e Iturraspe.

Messi iu afrua golit të barazimit në çastet e fundit duke goditur shtyllën. Ndeshja e kthimit që do të përcaktojë ekipin cerekfinalist do të zhvillohet të mërkurën në stadiumin “Camp Nou”.

ME TE LEXUARAT