Goditet banda e grabitjes se karburanteve ne Shijak, dy ne pranga, i treti ne kerkim

Aktualitet

Goditet grupi që kryenin grabitjet e karburanteve, me maska dhe me armë.

Grabisin dy karburante brenda pak minutave me maska dhe armë, Policia arreston dy autorë dhe shpall në kërkim një tjetër.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Hetimet dokumentojnë edhe grabitjen e një karburanti të kryer rreth një muaj më parë.

Policia njoftoi sot se Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Shijak, pas një pune hetimore intensive dhe të mirëorganizuar kanë bërë të mundur goditjen e grupit që kryenin grabitje të karburanteve me maska dhe nën kërcënimin e armëve.

Kanë zbardhur dhe dokumentuar pa kaluar 24 orë nga ngjarja grabitjen e dy karburanteve në autostradën Tiranë-Durrës.

Janë arrestuar dy prej autorëve të dyshuar, konkretisht:

• Klajdi Pupa 20 vjeç, banues në Durrës, I dënuar më parë për posedim të lëndëve narkotike;

• Flroian Thana 19 vjeç, banues në Durrës, I dënuar më parë për vjedhje.

Gjithashtu është shpallur në kërkim dhe po punohet pë kapjen e shtetasit:

• B.K. 20 vjeç, banues në Durrës, I dënuar më parë për vjedhje.

Specialistët për Krimet në sajë të veprimeve hetimore kanë bërë të mundur dokumentimin e veprimtarisë kriminale, të kryer nga shtetasit e mësipërm, të cilët në bashkëpunim me njëri- tjetrin, në periudha të ndryshme kohore kanë vjedhur nën kërcënimin e armëve pika karburanti në autostradën Tiranë-Durrës, tek"Mbikalimi i Fllakës", duke marrë shuma të ndryshme parash, konkretisht:

1.Më datë 12.12.2016, rreth orës 02:50, shtetasit e mësipërm dyshohen se nën kërcënimin e armës I kanë marrë xhiron ditore rojeve të një karburanti , në afërsi të mbiklaimit të Fllakës, rreth 150 000 – 200 000 lekë.

2.Më datë 09.01.2017, dyshohet se nën kërcënimin e armës dhe me maska kanë vjedhur dy karburante në të dy krahët e autostradës dhe më pas janë larguar me nje mjet tip Golf.

Janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale:

• Një automjet tip Volswagen Golf 5 me të cilën autorët kryenin vjedhjet;

• Një çantë krahu, në të cilën mbanin armën dhe maskat;

•  Dy telefona celularë.

Gjatë deklarimit të dhënë para Oficerëve të Policisë, autorët kanë pranuar dhe shpjeguar mekanizmin e kryerjes së grabitjeve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale”Vjedhja me dhunë”e kryer në bashkëpunim.

ME TE LEXUARAT