Goditet banda e shpërndarësve të drogës në shkolla, në pranga 6 shqiptarët në Itali

Policia italiane ka përfunduar me sukses operacionin ndaj trafikimit të drogës në shkolla. Sipas raportimit nga Autoriteti Gjyqësor Italian, në pranga kanë rënë 14 persona, 6 prej të cilëve me kombësi shqiptare. Po ashtu, policia tregon se 2 prej 6 shqiptarëve, janë vëllezër P.A dhe R.A, njëri 25 e tjetri 22 vjeç.
Operacioni vjen si rezultat i hetimeve të nisura që nga viti 2015, pas një alarmi të lëshuar nga drejtori i një shkolle të njohur në Como të Italisë. Nga hetimi i bërë u verifikua që shpërndarja e drogës bëhej para nisjes së orarit të mësimit, gjatë pushimeve ose pas përfundimit të mësimit. Për këtë aktivitet, prokuroria e Komos dhe Milanos kishte përfshirë në hetim 11 persona, me 1 të arrestuar në flagrancë gjatë kohës që shpërndante drogë.

Hetimet e mëvonshme udhëhoqën operacionin “Fokus” në çmontimin e një zinxhiri shpërndarësish droge që furnizonin studentët e shkollave. Hetimi u bë edhe falë bashkëpunimit të marrë nga drejtuesit e institucioneve arsimore, shkruajnë mediat italiane. Si ndërmjetëse mes studentëve klientë dhe shpërndarësve të drogës vepronte një vajzë vendase e cila e njihte mirë terrenin.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Kapet banda shqiptaro- turke/ Rrihnin, prisnin e kërcënonin me vdekje në…

Një bandë kriminale qe ishte e organizuar mes shqiptarëve dhe turqëve është ...