Autobombë në Bagdad, 33 të vrarë

Të paktën 33 persona kanë mbetur të vrarë gjatë një sulmi me autobombë këtë të hënë në Bagdad, sipas raportimit të Al Jazeera. Dhjetëra persona janë plagosur.

Ndërkohë që sot, ndodhet për një vizitë në kryeqytetin iraken presidenti francez, François Hollande. Atentati ndodhi në një shesh mjaft të popullor shiit në Sadr City.

Për momentin, nuk janë bërë të ditur shkaktarët e sulmit. Rreth 29 persona mbetën të vrarë në tre atentate të ndryshme në Bagdad të shtunën. Shtatë agjentë policie vdiqën ndërsa një sulm ndodhi të dielën në qytetin e shenjtë shiit të Najaf, në jug.

/ Top Channel

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Shpërthen depoja me raketa, skena si Gërdeci në Ukrainë

Sipas raportimeve te fundit, një depo me rreth 138 mijë ton municione ...