Flet babai i 22-vjeçarit që u vetëvar në tualetin e burgut në Rrogozhinë

Një 22-vjecar është gjetur i vetëvarur një ditë më parë në burgun e Rrogozhinës. Ai ishte arrestuar nga Policia disa ditë përpara Vitit të Ri pasi në makinën e tij u gjet një sasi e vogël droge.

Babai i Estref Halilit, Ardian Halili u shpreh se djali i tij e ka bërë këtë akt ekstrem “për shkak të ngarkesës psikologjike”.

“Estrefi nuk e ka mbushur vitin që doli nga burgu. U kap me 3 gramë hashash që po e pinin shokët e tij. Mori përsipër veprën penale dhe e dënuan me 3 vjet burg. U lirua në shkurt por u kap sërish në 22 dhjetor për një cigare hashash. Më datë 27 e dërguan në Rrogozhinë. E arrestuan për të dytën herë për një cigare hashash. Të tjerët që trafikojnë drogë me kamionë shëtisin të lirë…Para 4 ditësh, kur e takoi djali i madh ai rrinte i heshtur”, tha ai.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Zbulohen detaje të reja nga krimi në Greqi, në shtëpinë ku u vra çifti i shqiptarëve

Media greke Protothema.gr ka arritur që të hyjë në shtëpinë ku u ...