Defekti në avionin ku udhëtonte kryeministri, Edi Rama mbetet në Singapor

Aktualitet

Një avari në avionin e linjës Singapor-Frankfurt raportohet se ka sjellë ndërprerjen e udhëtimit të delegacionit shqiptar të kryesuar nga kryeministri Edi Rama, në kthim drejt Shqipërisë.

Delegacioni shqiptar ka mbetur në Singapor si pasojë e një defekti në motorin e avionit të kompanisë gjermane, Lufthansa.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Delegacioni kishte planifikuar nisjen rreth 3 orë më parë, por fluturimi është anuluar dhe avioni është kthyer në aeroport.

Në delegacionin shqiptar bëjnë pjesë edhe disa sipërmarrës shqiptarë. Delegacioni do të udhëtojë drejt Shqipërisë me një ditë vonesë për shkak të avarisë, ka bere me dije Report Tv.

ME TE LEXUARAT