Autoritetet serbe nuk heqin dorë: Haradinaj të ekstradohet!

10
Kliko per me shume info

Gjykata në Francë ka liruar ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinajn, me kusht. Kjo gjykatë ka sekuestruar pasaportën e ish-kryeministrit kosovar dhe se Haradinaj nuk mund të ikë nga Franca.

Siç shkruan B92 serb, Haradinaj do të jetë i lirë në shtetin francez, derisa po pret vendimin për ekstradim nga ana e autoriteteve të Serbisë. Nga Ministria e Drejtësisë në Beograd kanë thënë se kërkesa për ekstradimin e kreut të AAK-së është në fuqi. Ramush Haradinaj është lënë i lirë nga ana e Gjykatës së Colmarit. Ai u paraqit përpara trupës gjyqësore sot rreth orës 11.30 minuta. Salla ku u mbajt gjyqi ka qenë e mbushur me rreth 20 shqiptarë, kryesisht të Kosovës.


Kliko per me shume info

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here