Austria arreston 14 persona të dyshuar për terrorizëm

Bota

Autoritetet austriake kanë njoftuar arrestimin e 14 shtetasve vendas e të huaj gjatë së enjtes, pas bastisjeve të kryera nga rreth 800 policë që po hetojnë mbi anëtarë të mundshëm të grupit xhihadist të Shtetit Islamik në Vjenë dhe Grac, në Jug të vendit.

Operacionet, gjithsesi, nuk janë të lidhura me arrestimin e kryer në Vjenë gjatë javës së kaluar, kur u ndalua një 17-vjeçar i dyshuar si ekstremist islamik, austriak me prejardhje nga Shqipëria. Madje, hetuesit thonë se nuk besojnë që sulmi terrorist ishte i pashmangshëm, thuhet në media.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Si pjesë e një hetimi në vazhdim ndaj anëtarëve të dyshuar të organizatës terroriste ISIS, një operacion i koordinuar i planifikuar prej pak kohësh u zhvillua ditën e sotme, me pjesëmarrjen e 800 oficerëve të policisë”, tha prokurori i Gracit.

Fillimisht u arrestuan 8 persona, përfshi këtu 3 austriakë me prejardhje të huaj, dy boshnjakë, një sirian, një bullgar dhe një maqedonas, të gjithë të grupmoshës nga 21 deri në 49 vjeç, tha një zëdhënës. 4 prej të arrestuarve u ndaluan në Vjenë, ndërsa 4 të tjerë në Grac. Dy prej grave janë bashkëshorte të të dyshuarve meshkuj, thonë prokurorët.

Raportimet e medias thonë se, veç apartamenteve të tyre, policia bastisi edhe xhamitë jozyrtare, kryesisht në Grac. Ata thanë se operacioni pati për objektiv individë nga vendet e ish-Jugosllavisë, të dyshuar se po krijojnë një rrjet xhihadist në Austri.

Gazeta austriake “Kronen Zeitung” raportoi se bastisjet ishin fokusuar ndaj një rrjeti të imamëve myslimanë nga Bosnja, të burgosur për 20 vite korrikun e kaluar në Grac, me akuzën e rekrutimit të luftëtarëve të ISIS. I akuzuari i njohur si Ebu Tejma, nga sa është thënë në gjyqin e tij, iu bënte lavazh truri fëmijëve dhe të rriturve nga mosha 14 deri në 30 vjeç, duke përzgjedhur disa prej tyre për të luftuar në krah të xhihadistëve në Siri.

Ebu Tejma ishte larguar nga Bosnja drejt Vjenës që prej shpërbërjes së Jugosllavisë dhe ka predikuar në disa qytete austriake e gjermane, duke u bërë një “figurë kyçe” në përhapjen e propagandës së ISIS, sipas prokurorëve. Ai u arrestua gjatë një bastisjeje të vitit 2014, edhe pse mohonte akuzat e ngritura ndaj tij.top channel

ME TE LEXUARAT