Austri, emigrantët ngacmojnë seksualisht disa gra

Policia austriake ka identifikuar gjashtë të rinj që dyshohet se kanë ngacmuar seksualisht 18 gra gjatë festës së Vitit të Ri në Insbruk, njofton shefi i policisë së këtij qyteti.

Martin Kirchler iu ka thënë gazetarëve se të gjashtit janë shtetas afganë të moshave nga 18 deri më 22 vjeç, disa prej të cilëve jetojnë në strehimore për migrantë.

Gratë që janë ankuar thonë se ato janë ngacmuar seksualisht derisa ishin pjesë e turmës që e festonte Vitin e Ri nëpër rrugët e Insbrukut.Ankesa të njejta janë paraqitur edhe në qytete të tjera austriake.

Kirchler ka thënë se një nga të dyshuarit e ka pranuar fajin, derisa të tjerët thonë se nuk mund të mbajnë mend asgjë.

Vitin e kaluar, grupe të djemve të rinj, kryesisht nga Afrika Veriore, janë akuzuar se kanë sulmuar apo ngacmuar seksualisht dhjetëra gra derisa festonin Vitin e Ri në Këln të Gjermanisë.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Grabitja e diamanteve me vlerë 75 milionë euro, shtatë të arrestuar

Pesë burra dhe dy gra janë arrestuar nën dyshimin e përfshirjes në ...