Prezantohet modeli i ri i “Audi Q8”

Kliko per me shume info

Dinamik, efiçient dhe shume i rehatshëm, ky është përshkrimi për konceptin më të ri nga Audi i cili u prezantua në panairin e automobilizmit 2017 North American International Auto Show (NAIAS).

Ky model hibrid nga Audi është i gjatë 5.02 metra. Ky model mund të karikohet përmes prizës apo me anë të motorëve me djegie të brendshme.

Kliko per me shume info

Interieri duket se i takon të ardhmes me një dizajn i cili ofron dukje të bukur dhe komfort të jashtëzakonshëm. Bagazhi ka kapacitet prej 630 litra.

Ky model koncept vjen me motor 3.0 TFSI i cili prodhon 245 kW fuqi dhe 500 Nm torkë. Motori elektrik prodhon 100 kW fuqi dhe 700 Nm torkë, pra të dy motorët së bashku prodhojnë 330 kW fuqi dhe 700 Nm torkë. Kjo fuqi transmetohet tek rrotat përmes transmisionin tiptronik me 8 shpejtësi.

Audi Q8 koncept, përshpejtimin nga 0-100 km/h e arrin për 5.4 sekonda dhe shpejtësi maksimale prej 250 km/h.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here