Atentat në Vlorë, tre të plagosur me arme, zbardhen emrat

Policia e Vlorës- Informacion paraprak…

Rreth orës 22:05, një person ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një lokali, për motive të dobëta.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e ambulancës pranë një lokali, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur 3 shtetas (dy prej tyre në këmbë, tjetri në njërin krah) :

1- M.Sh., 20 vjeç, banues në Vlorë.
2- Zh.Sh., 24 vjeç, banues në Vlorë.
3- F.K., 18 vjeç, banues në Vlorë.

Të dëmtuarit ndodhen në Spitalin Rajonal Vlorë, jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka identifikuar autorin e dyshuar dhe po punon për kapjen e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Dyshohet se autori i dyshuar në lidhje me këtë ngjarje është shtetasi:
– E.A. 31 vjeç

Policia po punon intensivisht për kapjen e tij.

3 persona kanë mbetur të plagosur mbremjen e sotme gjatë një atentati me armë në Vlorë.

Ngjarja ka ndodhur në një lokal në afërsi të Poliklinikës Qëndrore.

Mësohet se një person është plagosur në krah dhe dy të tjerë në këmbë.

Policia njofton se bëhet fjalë për një atentat, ndërkohë është vënë në ndjekje të autorit, i cili është larguar me shpejtësi.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Naftëtarët në Fier në protestë kundër transferimit në Ballsh

Një protestë është nisur sërish nga punëtorët e e rafinerisë së naftës ...