Astrologia Meri: Ja kush i fiton zgjedhjet parlamentare të vitit 2017!

Shqiptarët do t’u drejtohen kutive të votimit në 18 Qershor të këti viti, nga ku do të zgjidhen ligjvënësit e rinj. Është ende herët për të parashikuar lëvizje, koalicione e prapaskena politike, por jo për t’i hedhur një sy horoskopit. Çfarë thonë yjet; cili do t’i fitojë zgjedhjet?

Në një parashikim ndryshe në Wake Up në Top Channel, astrologia Meri Shehu është ndalur edhe tek politika. Sipas saj, shenja më me fat këtë vit është Gaforrja, së cilës i përket Kryeministri i vendit Edi Rama.

“Edi Rama do t’i fitojë zgjedhjet dhe këtë e them me bindje. Do ketë një periudhë të vështirë gjatë muajit Prill, periudhë që do të ndahen koalicionet, pasi ky është një muaj i vështirë për Gaforret dhe Dashët në përgjithësi. Sidoqoftë, finalizimi është i mire”,- tha ajo.

Ndërsa për Binjakët, shenjë së cilës i përket Kryetari i Opozitës Lulzim Basha, Shehu tha: “Ky do të jetë një vit sprove për të lindurit e kësaj shenje. Nuk pritet të ndodhë diçka e madhe për Binjakët gjatë këtij viti”.

Astrologia Shehu ka bërë edhe parashikime të tjera sipas horoskopit. Për shkrimtarin e njohur Ismail Kadare, që i përket shenjës së Ujorit ajo tha se këtë vit mund të fitojë Nobelin, pasi yjet e favorizojnë së tepërmi. Lajme të mira edhe për Rita Orën. Sipas astrologes, ky do të jetë një vit rikuperimi për të, pas një viti të fjetur…/tch

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

A keni punë stresuese? Rrezikoheni nga këto 5 lloje kanceri

Nëse po punoni nën stres, nuk është në rrezik vetëm tensioni juaj ...