Aspirina ul rrezikun e kancerit dhe sëmundjeve të zemrës

“Edhe pse përfitimet shëndetësore të aspirinës janë të njohura mirë, pak njerëz e marrin atë”, tha autori kryesor i studimit, David B. Agus, profesor i mjekësisë dhe inxhinierisë nga Universiteti i Karolinës Jugore (USC)

Studimi ka treguar se shumë amerikanë do të arrijnë moshën 80 vjeqare nëse ata do të fillojnë të marrin çdo ditë aspirinë me dozë ulët, nga mosha 60 vjeqare. Ata do të ulin rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe kancerit, thotë studimi, raporton Daily Mail.

Në fakt, studiuesit gjetën se periudha të shkurtra të rregullta të ilaçit mund të zgjasin jetëgjatësinë dhe të shpëtojnë jetën e qindra mijëra pacientëve që aktualisht janë në rrezik të sëmundjes.

Në fund të fundit, ata thane se do të shpëtojnë 692 miliard dollarë të shpenzimeve shëndetësore në SHBA.

“Studimi ynë tregon përfitime të shumta shëndetësore dhe reduktim në shpenzimet e kujdesit shëndetësor nga ky veprim i thjeshtë dhe me kosto të ulët, që duhet të konsiderohet si një pjesë standarde e përkujdesjes së përshtatshme për pacientin”, thanë studjuesit.

Përfitimet afatgjata të dozes së ulët të aspirinës çdo ditë u vunë në pyetje gjatë këtij viti, pasi udhëzime kontradiktore janë publikuar nga Task Forca e Shërbimeve Parandaluese të SHBA-së (USPSTF), një panel i mbështetur nga ekspertë të mëbshtetur nga Qeveria dhe Administrata e Barërave dhe Ushqimit (FDA) nga SHBA.

USPSTF ka lëshuar udhëzim të ndryshuar ku u cekën dobitë klinike të aspirinës.

“Problemi që kjo krijohet për amerikanët dhe profesionistët mjekësor është se informacioni në lidhje me aspirinën është konfuz”, ka thënë bashkautori i studimit, Étienne Gaudette, asistent profesor në Shkollën e Farmacisë në USC.

“Kjo do të thotë disa amerikanë, të cilët do të përfitonin nga aspirina, nuk janë duke e marrë atë.

“Nëpërmjet studimit tonë, ne u përpoqëm të bëjmë më të lehtë për të gjithë që të kuptohet se cilat janë përfitimet afatgjata nga aspirina”.

Sëmundje kardiovaskulare janë shkaku kryesor i vdekjes për burrat dhe gratë. Një në çdo katër vdekje në Shtetet e Bashkuara çdo vit i atribuohet sëmundjeve të zemrës, sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Vëmendje/ Njihuni me 5 shenjat e hershme paralajmëruese të sulmeve në tru

Goditjet në tru ndodhin kur një zonë e trurit privohet nga rrjedhja ...