Djegia e nënës te Fresku, dalin detaje të frikshme për ashensorin

Aktualitet

Një ditë pas zjarrit që përfshiu një pallat në zonën e “Freskut” në kryeqytet, Inspektoriati Shtetëror Teknik dhe Industrial ka dhënë shkakun e tij. Në një deklaratë të shpërndarë për mediat, ky inspektoriat bën të ditur se shkak është bërë depozita e vajit në ashensor.

ISHTI shton se zjarri dëmtoi kabinën e ashensorit, ku më pas shkaktoi vdekjen e banores. Banorët ankohen se ka pasur luhatje dhe stakime të erngjisë, por OSHEE ka deklaruar se shkak i zjarrit nuk ka qenë shkëndija elektrike.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nga këqyrja e vendngjarjes nga Inspektorati Qendror Teknik, institucioni përgjegjës qe nxjerr konkluzionet mbi shkaqet e të tilla aksidenteve, rezulton se nuk ka patur asnjë shkëndijë elektrike.

Pas pretendimeve të banorëve se janë ankuar disa herë për ashensorin dhe se askush nuk është përgjigjur për ta mirëmbajtur, burime nga grupi hetimor bënë me dije për ‘News24’ pohuan se ky lloj ashensori që punon me lëndë djegëse duhet të punojë vetëm në fabrika, miniera, por kurrsesi për pallate, duke thelluar kështu më shumë skandalin në këtë pallat, që shkaktoi tragjedinë me një viktimë.

“Nga foto që shihni vërtetohet se kabinat e OSHEE nuk kanë patur asnjë problem, dhe janë stakuar nga ne si masë sigurie për banorët dhe zjarrfikësit.

Nëse do kishte shkëndije elektrike, kabina jonë duhet te ishte e nxire nga flakët/ose plasja”, pohuan burimet. Ndërkohë, janë bërë të gjitha matjet deri në nivel kabine dhe rezulton që nuk ka patur luhatje tensioni.

ME TE LEXUARAT