Ëndrra e madhe e Artjola Toskës: E kam dashur prej kohësh, por s’ka qenë kismet

21
Kliko per me shume info

Artjola Toska është treguar gjithnjë diskrete për sa i takon jetës private. Megjithatë, ajo ka folur më shumë në emision “Rudina”, duke treguar aspekte të jetës që nuk i ka ndarë më parë me publikun.

Për sa i përket bashkëshortit të saj, Toska shprehet se ka qenë dashuri me shikim të parë, ndërsa shton se me Adin u njoh fillimisht në Prizren, në një darkë familjare të miqve të Adit.

Kliko per me shume info

“Ishte dashuri me shikim të parë. Ndaj sot, pas 15-vjetësh, Prizreni mbetet pas Tiranës, qyteti i dytë i preferuar. Adi nuk ka lidhje me muzikën. Vjen nga një familje që e njeh artin dhe e vlerëson atë, por vetë nuk janë pjesë e tij. Megjithatë, ka një vesh absolut dhe është kritik shumë i mirë për mua. Ndoshta e ka edhe trashëgim këtë pjesë, sepse babai i vet ka qenë regjisor”, thotë këngëtarja.

Vec kësaj. Artjola ka rrëfyer edhe një “peng” në jetën e saj, që është pikërisht ëndrra për t’u bërë nënë.

“Unë e kam dëshiruar prej kohësh, por s’ka qenë kismet. Nuk ka ardhur ora. Nganjëherë vijnë gjërat atëherë kur nuk i pret”, shprehet ajo.


Kliko per me shume info
Kliko per me shume info

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here