Arsenali kualifikohet me përmbysje të rezultatit

Arsenal ka fituar me përmbysje dhe duke vuajtur, 2-1 në fushën e Preston, duke u kualifikuar për 1/16-t e finaleve të Kupës së Anglisë, veprimtaria më e vjetër në botë. Burimi: http://telesport.al/fa-cup-arsenal-kualifikohet-permbysje/ © telesport.al

Golin e fitores e shënoi Olivier Giroud kur kishte mbetur edhe një minutë lojë. Callum Robinson kaloi në avantazh Preston, në minutat e para të ndeshjes, ndërsa Arsenal barazoi sapo nisi pjesa e dytë me golin e shënuar nga Aaron Ramsey.

Në sekondat e fundit miqtë bënë diferencën me golin e shënuar nga sulmuesi francez, pas pasimit të marrë nga Lucas Perez. Ky ishte goli i dhjetë i Giroud në tetë ndeshjet e fundit të luajtura me Arsenal, në të cilat gjithmonë ka shënuar të paktën një gol.

Vlen për t’u përmendur se që kur Arsene Wenger ka marrë drejtimin e “topçinjve”, 21 vjet më parë, Arsenal gjithmonë është kualifikuar mes 16 më të mirave të Kupës së Anglisë.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Cana në kombëtare lajm i rremë. FSHF: Ja zëvendësi i ri i De Biasit

Disa website informative raportuan dje me buje se Lorik Cana kishte marre nje ...