Arrestohet “skifteri” shqiptar në Itali, iu gjetën në banesë kokainë, plumba dhe orë të vjedhura

31
Kliko per me shume info

Gjykata italiane ka vënë para drejtësisë një 23-vjeçar shqiptar pas akuzave për trafikim droge, vjedhje dhe armëmbajtje pa leje.

Mësohet se shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur nga mediat italiane, u arrestua pas një kontrolli nga policia dy ditë më parë rreth orës 16.30 të pasdites pas një kontrolli nga policia në banesën e tij në qytetin e Piacenza-s.

Kliko per me shume info

Në fillim 23-vjecari u ndalua në rrugën Croce, dhe pasi tregoi sjellje të dyshimta, agjentët e policisë italiane vendosi t’i bënte kontroll në banesë.

Atij iu sekuestruan 6 orë të markave të shtrenjta, të cilat arrin një vlerë totale 7 mijë euro. Pas hetimeve rezultoi se orët ishin vjedhur më 27 dhjetor në disa banesa në qytet.

Gjatë kontrollit të banesës së të riut shqiptar u sekuestruan edhe 28 gram kokainë, 17 fishekë të kalibrit 6.35 të fshehur nën një pllakë në hyrje të shtëpisë, gjithashtu edhe bizhuteri të ndryshme.

Sipas Piacenza.com, shqiptari ndodhej në Itali në pritje të një përgjigje pas apelit për azil politik të refuzuar.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here