Arrestohet “skifteri” shqiptar, akuzohet për “sëri vjedhjesh” në Itali

Policia italiane arrestoi një shqiptar te akuzuuar për vjedhje.

Shtetasi Flovjan Nika, 34 vjeç, banor në provincën e Novara është arrestuar në parking në rrugën “Matteotti”, pasi u ndoq nga policia teksa drejtonte një automjet Audi A4 të vjedhur që në muajin nëntor.

Policia ka kontrolluar makinën e vjedhur, ku ka gjetur ora të markave të ndryshme, bizhuteri një Ipad Apple, si dhe sende të tjera të grabitura.

Forcat e rendit ndërhyne në momentin që u pikas nga një bashkëpunëtor i shqiptarit, i cili arriti të largohej duke përfituar nga errësira.

Në të njëjtin parkim policia gjeti dhe një makinë tjetër të vjedhur në dhjetor në provincën e La Spezia­s. Vetëm disa minuta më parë Nika kishte kryer një tjetër vjedhje.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

“Veliera” në Durrës, zbulohen tri varre të periudhës së Mesjetës

Punimet për sheshin “Veliera” kanë nxjerrë në dritë ndoshta një nga zbulimet ...