Arrestohet Noizy, flet babai: Ja e vërteta, çfarë deklaroi në polici

‘’Noizy është arrestuar’’, është lajmi që bëri bujë një ditë më parë në mediat. Nga ky lajm ka reaguar Bashkim Rajku, babai i Noizyt.
Ai shprehet se Noizy nuk është shoqëruar në polici dhe as policia nuk ka shkuar në shtëpinë e këngëtarit të mirënjohur, por ka qenë shefi i komisariatit, ai që e ka telefonuar atë dhe i ka kërkuar që së bashku me Noizyn të shkojnë pranë ambienteve të policisë për të bërë një deklaratë. “Noizy është si kokrra e mollës, s’kemi punë me policinë. S’kemi as kohë, as nerva të merremi me këto lajme. Dje ka qenë në Prishtinë dhe u kthye pasi mbaroi koncertin. Më mori shefi i komisariatit në telefon dhe më tha që ka dalë në internet një lajm që Noizy ka qëlluar me armë. Dhe unë i thashë që ka bërë një klip me Çiljetën ku ka pasur armë. Shkova bashkë me Noizyn në polici, dhamë një deklaratë dhe erdhëm në shtëpi, as 5 minuta punë nuk ishte”, shprehet Bashkimi në lidhje me lajmin e shoqërimit të të birit.

Nga ana tjetër, ai shpreh dhe indinjatën, përse mediat nuk merren me karrierën e Noizyt, por vetëm me lajme të pavërteta. “Ditët e fundit Noizy është duke përgatitur një bashkëpunim me një këngëtar gjerman dhe asnjë nuk e pasqyroi këtë lajm. Të krenohen se një këngëtar i Shqipërisë ka lidhur një kontratë të tillë”. Në fund nuk harron pa komentuar edhe statusin e motrës së Stresit. “Ato janë video të hershme dhe tani e kanë nxjerrë, janë video të klipeve që i kanë bërë montazh dhe i kanë nxjerrë. Ne s’kemi asgjë me asnjë njeri. Tek e fundit, ajo ka hedhur një status dhe ka të drejtën e saj për të folur. Ne nuk na bën përshtypje fare se çfarë thuhet”, ka mbyllur kështu Bashkimi reagimin e tij për “GSH”.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Britney Spears po mashtrohet nga i dashuri i ri?!

Ka vetëm pak javë që Britney Spears është lidhur me të dashurin ...