Arrestohet gruaja e autorit të masakrës së Stambollit: Ja cfarë dëshmoi në polici

Arrestohet gruaja e autorit të masakrës së Stambollit. Sipas të përditshmes turke Haberturk gruaja është arrestuar në provincën konservatore të Konya, në Turqinë qendrore, ku autori së bashku me dy fëmijët e tij jetonte prej nëntorit, pasi kishte ardhur nga Kirgistani.

Burimet e cituara nga media turke bëjnë të ditur se bëhet fjalë për një ujgur me origjinë nga rajoni kinez i Xinjiang, shkruan Ansa.

“Për sulmin e mësova nga televizori. Nuk e dija që bashkëshorti im ishte simpatizant i ISIS” mësohet të ketë thënë gruaja në polici citon Haberturk.

Për momentin policia është e rezervuar lidhur me identitetin e atentatorit, i identifikuar si anëtar i një minorance myslimane turkofone e ujgurëve me origjinë nga rajoni kinez i Xinjiang.
Sulmin e ndodhur në klubin e natës në Stamboll natën e ndërrimit të viteve ku mbetën të vrarë 39 persona, 25 prej tyre shtetas të huaj e mori përsipër ISIS.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Kryeministri holandez shpërthen ashpër ndaj emigrantëve: Nëse s‘ju pëlqen mund të largoheni

Mark Rutte, kryeministri holandez tepër i revoltuar, iu është drejtuar refugjatëve me ...