Në kërkim për tentativë vrasje, arrestohet 51-vjeçarit nga Korçë

Aktualitet

Policia e Korçës ka vënë në pranga një 51-vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim për vrasje në tentativë.

Burime nga policia e Korçës njoftuan se është arrestuar shtetasi, Irjat Rukaj, banues në fshatin Shqitas-Maliq. 51-vjecari ishte dënuar me 9 vjet, 8 muaj, e 18 ditë burg për veprat penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë” si dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.Ai akuzohet se pas konflikteve për motive të dobëta më datë 8 tetor të 2015-ës, në fshatin Shqitas, tentoi të vriste dy vëllezërit Dinoshi.

ME TE LEXUARAT