Arrestohen dy serbë për puçin e dyshuar në Mal të Zi

15
Kliko per me shume info

Ministria e Brendshme e Serbisë ka thënë se autoritetet kanë arrestuar dy shtetas serbë që kërkohen në lidhje me një grusht shtet të dyshuar në Mal të Zi.

Ministria në fjalë ia ka konfirmuar sot Radios Evropa e Lirë se Predrag Bogiceviq and Nemanja Ristiq janë arrestuar me dyshimin se janë të përfshirë në planifikimin e dyshuar të rrëzojnë qeverinë e Malit të Zi, e cila në dhjetor të vitit 2015 ka marrë ftesë t’i bashkohet NATO-s.

Kliko per me shume info

Mali i Zi ka kërkuar nga Serbia që të arrestojë dhe të ekstradojë dy personat që përballen me akuzën për përfshirjen në planet për puçin e dyshuar në muajin tetor.

Ristiq, në muajin dhjetor u pa në fotografi duke qëndruar afër ministrit të jashtëm rus, Sergei Lavrov gjatë vizitës së këtij të fundit në Beograd.

Kryeprokurori i Malit të Zi ka identifikuar dy shtetas rusë si organizatorë të puçit të dyshuar në Podgoricë, që sipas tij ka të bëjë me planet e qeverisë për t’iu bashkuar NATO-s.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here