Arrestimi i Ramush Haradinajt, ja kërkesa e Serbisë për Francën

18
Kliko per me shume info

Serbia i është drejtuar me kërkesë zyrtare Francës, për ekstradimin e Ramush Haradinaj gjashtë ditë pas arrestimit.

Sipas Kurir, ministria serbe e Drejtësisë e ka dërguar kërkesën zyrtare për ekstradimin e Ramush Haradinajt.

Kliko per me shume info

Mësohet se vendimi është përkthyer në gjuhën frënge dhe i është dorëzuar gjykatës së Colmarit.

Bashkë me kërkesën për ekstradim Serbia ka dërguar edhe dokumentacionin në gjuhën franceze, në bazë të të cilit sistemi francez i drejtësisë do të vendose nëse janë përmbushur kushtet për ekstradimin e Haradinajt në Serbi.

Me këtë vendim pritet përshpejtimi i procedurës në rastin Haradinaj, ndërkohë që ai ndodhet në paraburgim, pasi gjykata kërkoi fakte shtesë nga Serbia.


Kliko per me shume info

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here