Ndalimi i Ramush Haradinaj, ja reagimi i ashpër i Presidentit Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar ashpër lidhur me ndalimin e Ramush Haradinajt në Francë.

Thaçi në një status në “Facebook” shprehet se ndalimi i Haradinajt është i dënueshëm dhe i papranueshëm, në çdo rrafsh.

Reagimi i plotë i Thaçit:

I dënueshëm dhe i papranueshëm, në çdo rrafsh, është ndalimi i z. Haradinaj në cilindo shtet të botës, vetëm për shkak të një urdhër-arresti të shtetit të Serbisë.

I dënueshëm dhe i papranueshëm, në çdo rrafsh, është ndalimi i z. Haradinaj në cilindo shtet të botës, vetëm për shkak të një urdhër-arresti të shtetit të Serbisë.

Ne pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës jemi krenarë që kemi luftuar kundër ligjeve diskriminuese e kriminale të regjimit të Sllobodan Millosheviçit, ndërkaq drejtësinë tonë e vërtetoi edhe bota e lirë dhe demokratike kur ndërmori fushatën e bombardimit të caqeve serbe.

Institucionet e shtetit të Kosovës po punojnë me tërë mekanizmat që kanë në dispozicion, që sa më parë të korrigjohet ky gabim dhe që z. Haradinaj të lihet i lirë, siç e meriton.

Ky është edhe një argument tjetër pse Kosova duhet të jetë pjesë e institucioneve ndërkombëtare, që ato të jenë në gjendje të zbulojnë të vërtetën për Kosovën dhe Serbinë, për drejtësinë.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Dekonspirohet rrjeti i spiunazhit rus në Kosovë

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë ka siguruar të dhëna, të cilat ishin ...