Deklarata/ “Arrestimi i Haradinajt, Tirana të shpallë non-grada presidentin serb”

Politikë

Arrestimi i Ramush Haradinaj në Francë ka sjellë reagime të shumëta si nga Kosova ashtu edhe nga Shqipëria.

Së fundmi ka reaguar deputeti i PS-së, Parid Cara i cili thotë se burgosja nuk do ti ndryshoje asgje kontributit te Haradinajt ne luften e Kosoves.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Deputeti socialist i ka kerkuar autoriteteve shqiptare qe te shpallin non grada presidentin serb, Tomislav Nikolic si kunderpergjigje per urdher arrestin ndaj Haradinajt.

Statusi në Facebook i Parid Cares:

Arrestimi i Ramush Haradinajt jo vetem qe nuk e njollos veprimtarine e dhe kontributin e tij ne luften per clirimin e Kosoves, por e ben ate qe ti rikujtohen edhe njehere ato vite te lavdishme. Kujtimet e se shkuares, me Jugosllavi, me Milloshevice dhe me Kosove nen pushtimin e Beogradit tani i perkasin historise me famekeqe te Ballkanit dhe nuk mujnd te rikthehen me.

“Lirimi i Ramush Haradinajt eshte vetem ceshtje ditesh. Ne Prishtine ai do pritet si hero sepse lufta e tij ishte e drejte. Si deputet i Kuvendit te Shqiperise propozoj qe edhe ne duhet te levizim, nuk mund te kemi te njejtin qendrim ndaj serbeve. Presidenti i Serbise duhet te shpallet non grada ne Shqiperi. Nuk eshte pak te fabrikoshe akuza ndaj ish kryeministrit te suksesshem kosovar. Ndaj dikujt minimalisht duhet mbajtur qendrim.

ME TE LEXUARAT