Arrestimi i Haradinajt, Dacic: Shqiptarët e diasporës po përgatisin sulme

Kosovë&Rajon

Serbia ka informacion se diaspora shqiptare ka në plan marrjen me dhunë të ndonjë prej misioneve diplomatike dhe konsullore të Serbisë, ka thënë se ministri i jashtëm serb, Ivica Dacic.

Siç ka thënë, qëllimi i veprimit të tillë është detyrimi i Serbisë që të heqë dorë nga kërkesa për gjykimin e ish kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Dacic tha se me këto të dhëna të inteligjencës janë njohtuar policitë dhe shërbimet e sigurisë së këtyre vendeve dhe të gjitha misionet diplomatike dhe konsullore të Serbisë, deklaroi Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë, raporton agjensia Beta.

“Kjo tregon se në çka janë të gatshëm politikanët shqiptarë – dhe madje edhe në terrorizmëm”, tha Dacic.

Ministri i Jashtëm tha se Serbia paralajmëron se të gjitha vendet janë përgjegjëse për sigurinë e misioneve diplomatike serbe dhe se “politikanëve shqiptarë ua tërheq vëmendjen që të mos luajnë me zjarr”.

“Serbia nuk do të heqë dorë në ndjekjen e Haradinajt, ose kushdo që ka kryer krime kundër popullit serb. Populli serb, si çdo tjetër, meriton drejtësi”, tha Dacic./Express

ME TE LEXUARAT