Arrestimi i Haradinajt, Dacic: Shqiptarët e diasporës po përgatisin sulme

Kliko per me shume info

Serbia ka informacion se diaspora shqiptare ka në plan marrjen me dhunë të ndonjë prej misioneve diplomatike dhe konsullore të Serbisë, ka thënë se ministri i jashtëm serb, Ivica Dacic.

Siç ka thënë, qëllimi i veprimit të tillë është detyrimi i Serbisë që të heqë dorë nga kërkesa për gjykimin e ish kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Kliko per me shume info

Dacic tha se me këto të dhëna të inteligjencës janë njohtuar policitë dhe shërbimet e sigurisë së këtyre vendeve dhe të gjitha misionet diplomatike dhe konsullore të Serbisë, deklaroi Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë, raporton agjensia Beta.

“Kjo tregon se në çka janë të gatshëm politikanët shqiptarë – dhe madje edhe në terrorizmëm”, tha Dacic.

Ministri i Jashtëm tha se Serbia paralajmëron se të gjitha vendet janë përgjegjëse për sigurinë e misioneve diplomatike serbe dhe se “politikanëve shqiptarë ua tërheq vëmendjen që të mos luajnë me zjarr”.

“Serbia nuk do të heqë dorë në ndjekjen e Haradinajt, ose kushdo që ka kryer krime kundër popullit serb. Populli serb, si çdo tjetër, meriton drejtësi”, tha Dacic./Express

Kliko per me shume info
SHARE

1 COMMENT

  1. Pse te sulmoje diaspora ambasadat e Serbise?
    Cfare do te arij diaspora me eliminimin e ndonje ambasadori apo personeli tjeter te ambasades Serbe?
    Asgje.
    Diaspora shqiptare ne qofte se mundet le te organizohet e te mbledh ndonje para e ti ndertoi shtepine ndonje familjari me femi e grua ,ti ndihmoi ndonje te skamuri ,ndonje te semuri e keshtu me radhe .
    Nuk kan nevoje shqiptaret te sulmojne askend .Republika e Kosoves eshte shtet i pamvarur ,kete e din e ter bota vetem kaka e Millpsh e viqit ka probleme per ta kuptu ket realitet.
    Ky berllogu nga Prizreni mos e ka improvizu ndonje ngjarje qe te mund tia meveshe diaspores shqiptare qe te mund ti ndal e ti malltretoi ne rruge e gjithandej neper Serbi si qe bente ne kohen e Millosh viqit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here